Friday, February 04, 2005

Kenge

Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.

Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa caste lumturine
Mes nesh e sjellin cupat.

Lavdia, smira, pasuria,
Na turbullojne epshet.
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.

Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje perqafim te prisja...
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!

Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje, a vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!

E beri Zoti seksin mashkull,
Kur ende s'kishte shkolle.
Se Zoti shkollen s'e kish' dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.

Pastaj mesimet Zoti ndoqi,
Mes librave i strukur.
U lodh, koken e perpoqi...
Dhe doli seksi i bukur!

marre prej "Kenga e Gezimeve dhe Brengave", nga Robert Burns
shqiperoi Dritero Agolli (megjithse jam pak skeptik per kete te fundit)

No comments: