Tuesday, February 08, 2005

Eja mblidhuni, ketu-ketu...


Eshte ora 01.09 e mengjesit. Por mengjesi eshte larg... Rrezet kane ende nje cope rruge te mire perpara se te vijne ketu ku jam une e te zbardhojne trishtimin e nates, qe fshehet thelle ne zemrat e te pagjumeve te kesaj ane te botes... Mendja ime, flirton haptas me format e turbullta te hijeve qe u shembellejne vajzave qe i desha. Kurse zemra ime, i bie violines plot dhimbje per ate qe ka shkuar e nuk vjen me...
Eja mengjes! Mengjesi im i bardhe...

shkroi RB

No comments: