Thursday, March 27, 2008

Kontradikta Shqiptare

Une mendoj se ka ardhur momenti qe te gjithe grupimet politike dhe shoqerore shqiptare te bejne nje pakt ku figurat shqiptare kombetare te mos denigrohen dhe qe ta shikojme njeri-tjetrin me me shume respekt. Me vjen turp kur i lexoj ca komente ku shqiptari hedh balte mbi shqiptarin. Kjo percarje con uje vetem tek mulliri i Beogradit.

UCK-ja ka vendin e vet ne historine shqiptare. Po ashtu edhe Kadareja, Koliqi, Fishta, Agolli, Camaj, Podrimja, Qosja, Mjeda, Cajupi, Azdreni, Gurakuqi, vellezerit Frasheri, etj. kane vendin e vet... Madje edhe figurat kontradiktore te Hoxhes, Zogut, Toptanit, Alise, Rugoves, etj. kane lene mbresen e tyre ne historine e shqiptareve. Per ate duhet te jemi me tolerant ndaj njeri-tjetrit per hater te Memedheut tone...

No comments: