Thursday, March 27, 2008

Eja mblidhemi rreth idealit te Fan Nolit

Eshte per te ardhur keq, sidomos tani qe kemi dhe Kosoven sovrane, shqiptare te bejne komente negative kunder nje figure te mirenjohur boterisht si Kadareja. Njerezit qe nuk kane jetuar ne Shqiperi gjate periudhes se Hoxhes nuk e kane njohur realitetin e asaj periudhe...
Ne lidhje me komentet kontradiktore qe Kadareja apo edhe shqiptare te mirenjohur te tjere kane bere, kjo nuk ka ndodhur se kane qene qendrime antishqiptare, por njerez te ndryshem ne peridha te ndryshme kane perceptime dhe informacione te ndryshme. Ndoshta Kadareja nuk ka qene i mireinformuar kur ka bere nje koment, ose e ka perceptuar nje situae jodrejte, por kursesi nuk mund ta besoj qe nje shkrimtar qe vetem ka shkruar per shqiptaret dhe ndergjegjen e tyre ne shekuj te kete patur ndonje qellim percares ose negativ ndaj ceshtjes shqiptare.
Enver Hoxha, eshte fakt qe ka qene ndihmuar ne fillimet e veta prej Partise Komuniste Jugosllave, Miladin Popovici, Velimir Stojnici, etj. Ata kane qene arsyja kryesore qe ndikuan ne marrjen e vendimit prej Shtabit te Pergjithshem Ushtrise NACL Shqiptare te braktisi marreveshjen e Mukjes (midis nacionalistave te Ballit Kombetar dhe Partise Komiste Shqiptare per nje front te perbashket proshqiptar dhe bashkimin e Kosoves bije me truallin nene, Shqiperine). Nga ana tjeter gjate viteve te fundit te jetes Hoxha eshte munduar te ndihmoje ceshtjen e Kosoves por i ka patur duart e lidhura me politiken izoluese qe ndoqi (sigurisht e nxitur nen rrogoz nga elemente agjenturore te UDB-se te instaluar ne aparatin politik shqiptar, qe u interesonte ta mbanin Shqiperine dhe shqiptaret te izoluar dhe te varfer. Pse? Nje Shqiperi e dobet qe nuk mund te ndihmonte vetveten nuk mund te ndihmonte Kosoven bije...
Gjithashtu, te mos harrojme Rugoven, ne fillim ka qene nje fenomen shume pozitiv per Kosoven, se I bashoi kosovaret ne nje front. Vite me vone politika e tij kishte ngecur vendnumero. Si mund ta bindje ti boten qe shqiptaret ne Kosove ishim te shtypur kur udheheqesi shqiptar ishte duke hyre e dale kur t’i donte qejfi me pasaporte diplomatike jugosllave dhe leviste brenda pre brenda Kosoves me makina luksoze.?!! Gjithashtu, kur djemte dhe vajzat e UCK rrembyen pushket per liri e pamvarsi, ishte Rugova ai qe e akuzoi UCK si grupime te organizuara prej zbulimit jugosllav qe te sabotojne ceshtjen shqiptare; ishte Rugova qe shkoi dhe nen presionin serb takoi Milloshevicin dhe Milutinovicin. Ndersa ne anen tjeter Thaci ishte duke u perpjekur me pushke e me pene per pamvaresine shqiptare, ne kohen kur paramilitaret serb dhe zbulimi jugosllav po mundoheshin me cdo menyre qe ta asgjesonin...
Ne qofte se shkon perreth dhe pyet shqiptare te ndyrshem do te japin mendime shume te ndryshme per figuren e Hoxhes, Zogut, Rugoves, Thacit, etj…
Shkurt, varet se ne cilen periudhe je duke gjykuar veprimet politike te dikujt dhe patjeter ke per te gjetur dicka. Por qe te vleresosh nese nje figure ka qene e mire ose jo per vendin ose jo, per kete duhet t'ja peshosh ne njeren ane pozitivet dhe ne tjetren ane negativet. Ne qofte se rezultati i pergjithshem eshte pozitiv, atehere ajo figure duhet te respektohet.
Per mendimin tim, Kadareja, ky shkrimtar i permasave boterore duhet te respektohet per punen e madhe qe ka bere per ekspozimin e ceshtjes shqiptare ne bote…

No comments: